MENU
klinika

Periudhë e vështirë

Lovato merr vendimin drastik ndaj miqve të saj

22.11.2018 - 22:32

Këngëtarja Demi Lovato është duke kaluar një periudhë të vështirë të jetës së saj. Pasi u gjet gati e ‘vdekur’ në shtëpinë e saj nga mbidoza e drogës korrikun e këtij viti, ajo u transferua në një qendër rehabilitimi.

Tani pasi ka kaluar pak kohë që ajo ka lënë rehabilitimin, ka marrë vendime në lidhje me miqtë e saj më të mirë që ka pasur dikur.

Demi Lovato, së fundmi, ka vendosur të heqë nga Instagrami mikesha të tilla si Selena Gomez, Iggy Azalea dhe Nick Jonas. Një veprim i tillë, nga fansat e saj është justifikuar me faktin që gjatë kohës që këngëtarja ishte në spital, këto personazhe, njëkohësisht mikesha të saj, kanë dalë dhe kanë dhënë intervista.

Ajo dëshiron të fokusohet në veten e saj dhe të shmangë çdo marrëdhënie të vështirë‘,-janë duke komentuar zëra të ndryshëm.

‘Ajo ka nevojë të rrethohet nga njerëz që mbështesin qëllimet e saj dhe të qëndrojë larg çfarëdolloj negativiteti‘,-kanë thënë njerëz të afërt me të.

Miqtë janë shumë më tepër se thjeshtë disa ndjekës më shumë në Instagram apo në ç’do rrjet tjetër social, por në rastin e Demi Lovatos nuk dimë saktësisht se çfarë marrëdhënie vazhdon të ketë me mikeshat e saj të dikurshme.