MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 13

Luftëtari fundos Tiranën, “ringjallet” Kastrioti

11.11.2018 - 16:00

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës 13-të në Kategorinë Superiore. Tirana ka harruar të fitoja, madje sot është rikthyer te humbja. Luftëtari ka përmbysur shifrat nga 0-1 në 2-1. Ndërsa Kastrioti ka fundosur Kamzën 3-0 dhe lufta në fundin e renditjes bëhet interesante.

Tirana ka kaluar e para në avantazh në pjesën e parë me anë të Sentamu, pikërisht në minutën e 36-të dhe u duk se bardheblutë do të arrinin më në fund të dilnin nga kriza e rezultateve, por nuk ndodhi kështu.

Luftëtari në pjesën e dytë tregohet më kërkues dhe fiton një penallti, të cilën e kthen në gol Shkurtaj. Ritmi është i kënaqshëm, ndeshja është plot raste, por është Luftëtari që shënon në fund me anë të Dunga.

 

Me këtë humbje, Tirana rrezikon rënien nga Kategoria Superiore. Ndërsa për Luftëtarin ishte një fitore që rrit shumë shpresat për mbijetesë, për më tepër kur edhe Kastrioti ka mposhtur Kamzën.

Krutanët shënuan 2 gola në pjesën e parë, ndërsa Kamza pa trajner (e drejtuar nga Vashaku, trajner i portierëve) duket se është kthyer në candidate për të rënë. Në pjesën e dytë Kastrioti thellon shifrat dhe tashmë futet në lojë për mbijetesë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 12

Tirana dhe Kukësi ndalin njëri-tjetrin