MENU
klinika

'Kërcenon' Vetëvendosje

LVV: Nëse nuk ndalet Thaçi, do të ketë demonstrata

10.11.2018 - 16:02

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se deputetët janë të shantazhuar dhe në presion nga Qeveria dhe Presidenti, andaj edhe nuk kanë guxim të veprojnë në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit.

Në këtë parti konsiderojnë se nëse presidenti Hashim Thaçi nuk ndalet sa i përket dialogut me Serbinë, atëherë demonstratat janë të pashmangshme.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se veprimet e tyre karshi çështjes së presidentit në bisedimet me Serbinë, do t’i intensifikojnë varësisht prej rrethanave.

Ne si Vetëvendosje konsiderojmë që duke pas parasysh faktin që deputetët e Kuvendit janë në presion të vazhdueshëm nga qeveria dhe presidenti, janë të shantazhuar, sigurisht që nuk kanë pas guximin të veprojnë në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të vendit. Andaj edhe ende nuk është votuar të paktën një pikë e rezolutës që në fakt derivon nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe që ka të bëjë me ndalimin e cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial. Veprimet tona do të intensifikohen varësisht prej rrethanave, nëse e shohim që Hashim Thaçi nuk po ndalet në drejtim të kësaj, natyrisht që edhe ne do të veprojmë. Nëse Hashim Thaçi nuk ndalet, protestat dhe demonstratat janë të pashmangshme dhe janë të domosdoshme”, tha ajo. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!