MENU
klinika

Pasardhësi i Merkelit?

Makron është udhëheqësi i paracaktuar i Evropës…

01.11.2018 - 17:15

Angela Merkel këtë javë lajmëroi se së shpejti do të largohet nga politika gjermane dhe kjo është një humbje për Bashkimin Evropian, të cilin ajo e ka mbrojtur edhe në kohë kur dukej se asnjë udhëheqës tjetër nuk interesohej. Por është edhe më shumë humbje për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tani do të duhet të marrë mantelin e mbrojtësit të vlerave progresive perëndimore.

Por Makron nuk po kalon ditët e tij më të mira. Një varg skandalesh politike dhe një rënie  ekonomik kanë bërë që popullariteti i tij të bjerë. Partia e tij, La République en Marche, nuk ka pothuajse asnjë përfaqësues në Parlamentin Europian, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme evropiane në maj 2019.

Gjatë udhëheqjes së saj, Merkel përjetoi kohë të vështira, duke përfshirë krizën ekonomike të Eurozonës, krizën evropiane të refugjatëve dhe referendumin e Britanisë për t’u larguar nga BE. Gjermania ishte në gjendje të ruante stabilitetin ekonomik dhe politik, edhe pasi Merkel mori hapin për lejimin e një numri të madh refugjatësh nga Siria në vitin 2015.

Ajo ka pasur pak aleatë në këto politika që ka zgjedhur, pasi një numër gjithnjë e më i madh i kombeve evropiane iu drejtuan të djathtës dhe sundimtarëve me politika kundër emigracionit dhe anti-BE, përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë dhe rastin e Austrisë.

Që nga fillimi i mandatit të tij si president francez në maj 2017, Macron është mbështetur tek Merkel për një vizion të përbashkët për një Evropë kozmopolitane. Por edhe ata nuk pajtoheshin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Merkel mbështeti publikisht reformat e brendshme të Makron, por ajo kurrë nuk tregoi ndonjë vullnet për të mbështetur idetë e tij të guximshme për reformën e BE-së, veçanërisht propozimet e tij për të krijuar një fond për të shpëtuar vendet e Eurozonës.

Tani, Macron ka humbur aleatin e tij më të madh.

Dhe kundërshtarët e tij, si Marine Le Pen, udhëheqësja e partisë së Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, po gëzohen për largimin e Merkelit, sepse e dinë se dobëson pozicionin e Macron brenda dhe jashtë vendit.

Ndoshta më shqetësuese për Macron është fakti se asnjë pasues i Merkelit nuk ka gjasa të mbështesë më shumë idetë e tij se sa ajo.

Macron nuk është i vetmi udhëheqës progresiv dhe demokratik në Evropë. Por ai është krejtësisht i vetëm në mbrojtjen e projektit evropian. Asnjë udhëheqës tjetër nuk është i gatshëm të luftojë me udhëheqjen amerikane në çështjet globale, ngritjen e Rusisë, ngadalësimin ekonomik dhe ngritjen e të djathtës ekstreme .

Siç tha Jan Techau, drejtor i Berlinit për programin e Europës për Fondin Gjerman Marshall për The New York Times, “Macron është tani udhëheqësi i paracaktuar i Evropës, shpresa e madhe”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Po tani që Merkel po ikën?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Do të japë dorëheqjen

Fundi i epokës “Merkel” erdhi