MENU
klinika

Konferencë bashkë me Merkelin

Makron: Francë-Gjermani, përgjegjëse për Europën

19.11.2018 - 18:13

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron u takuan në Berlin të dielën për të diskutuar mbi mbrojtjen, eurozonën dhe më shumë, duke u zotuar të vazhdojnë bashkëpunimin franko-gjerman në forcimin e  Evropës.

Macron foli për një “përgjegjësi franko-gjermane në përgatitjen për të ardhmen dhe rithemelimin e Evropës”. “Kjo përgjegjësi nënkupton ndërtimin e diçkaje, ndërtimin e një Evrope vërtet sovrane dhe ndërtimin e një Bashkimi të fortë Europian mbi këtë sovranitet”, tha presidenti francez pranë Merkel në një konferencë shtypi përpara një takimi privat.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta midis vendit të tij dhe Gjermanisë, duke thënë se Evropa ka detyrimin të mos e lërë botën në kaos.

Në një fjalim në parlamentin e Gjermanisë, ai tha se Evropa nuk duhet “të bëhet një lodër e fuqive të mëdha”.

Macron dëshiron një BE më të integruar, me një buxhet të përbashkët të eurozonës. Ai gjithashtu dëshiron mbështetjen e Gjermanisë për një ushtri evropiane, të cilën ai ka thënë do të reduktojë varësinë e bllokut nga SHBA dhe një taksë të re për gjigandët e teknologjisë së internetit.

Udhëheqësi francez foli për forcat nacionaliste dhe kërkoi që forcat progresive të bashkohen.

kolana e librave

“Ka shumë që duan të na pengojnë, që të ndërhyjnë në debatet tona publike, të sulmojnë demokracitë tona liberale dhe po përpiqen të na shtyjnë kundër njëri-tjetrit”, tha ai.

Takimi i liderëve gjermanë dhe francez mbi të ashtuquajturën ditën e zisë për të përkujtuar viktimat e luftës vjen përpara një takimi që do të mbahet të hënën, si dhe para samitit të liderëve të BE të dielën e ardhshme për të diskutuar Brexit.

Franca dhe Gjermania do të propozojnë në takimin e së hënës një përmbledhje të buxhetit të eurozonës , sipas një dokumenti prej dy faqesh nga politico.uk.

Merkel dhe Macron gjithashtu diskutuan konceptin e një ushtrie evropiane, një javë pasi komentet e Macron për një koncept të tillë nxitën kritika nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Merkel tha se ajo dhe Macron pajtohen se Evropa është në një “udhëkryq” në lidhje me rolin që duhet të luajë në botë.

Merkel, e cila ka udhëhequr Gjermaninë për 13 vjet, kohët e fundit ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë përsëri si udhëheqëse e partisë së saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…