Zëvendëskryeministri populist i Italisë, Matteo Salvini, ka akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron se po përpiqet të manipulojë opinionin publik përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në majin e ardhshëm.
Zgjedhjet evropiane tashmë po konsiderohen si një betejë e madhe midis partive pro-BE dhe partive të ekstremit të djathtë, pra grupet populiste që duan të ndalojnë imigracionin masiv.
“Macron dhe miqtë e tij duhet të jenë shumë të frikësuar, sepse në vitin 2019, Pranvera e Popullit do t’i zhdukë ata”, u shpreh Salvini në një postim në Twitter, pak pasi qeveria franceze publikoi një video të fushatës kundër konservatorit italian dhe aleatit të tij hungarez Viktor Orban.
“Qeveria franceze ka publikuar, duke përdorur paratë e taksapaguesve, një video të fushatës për zgjedhjet evropiane në të cilat ata më kanë përshkruar si një njeri të guximshëm”, vazhdonte ai.
Videoja, e cila u publikua në llogarinë zyrtare zyrtare të qeverisë franceze, ku u kërkon francezëve të votojnë për “unitetin”.
Klip i diskutueshëm, i cili tashmë ka mbledhur afër 1.5 milion shikime, u tregon votuesve se ata do të duhet të zgjedhin midis unitetit ose ndarjes evropiane.
“Në maj 2019, Evropa do të ndryshojë. Se cilin drejtim do të marrë jeni ju që vendosni” thuhet në mesazhin e fundit të klipit.
“Është një video propaganduese, që Macron po përpiqet ta përdorë për të rritur pjesëmarrjen e votuesve”, thotë Laurence Sailliet, zëdhënëse e qendrës së djathtë Les Républicains.
Qeveria është “duke përdorur fonde shtetërore për të përhapur propagandën e saj”, shtoi ajo.
Senatori socialist Rémi Féraud, nga ana e tij, e akuzoi qeverinë se “po luan me frikën e njerëzve”.
Zgjedhjet evropiane kanë krijuar një betejë mes partive pro-Evropiane si partia e Macron dhe partive populiste të ekstremit të djathtë që duan të ndalojnë imigracionin si Lidhja e Salvinit.
Zgjedhjet kombëtare dhe rajonale në të gjithë Evropën, së fundmi në Gjermani, kanë treguar se po rritet ndjeshëm mbështetja për të djathtën ekstreme, duke shkaktuar frikë se euroskeptikët fitojnë shumë pushtet në Parlamentin Evropian majin e ardhshëm.