MENU
klinika

Detajet

Manja: ‘Venecia’ tabani i demokracisë

19.11.2018 - 14:02

Në një deklaratë për gazetarët jashtë Kryesisë së Kuvendit Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pak pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias, ka dhënë detaje rreth diskutimeve në tryezë sa i takon propozimi të opozitës për Vettingun në politikë.

Manja tha se takimi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës, ishte i frytshëm. Po ashtu socialisti tha se opozita është inkoherente, ndersa shtoi se ‘Venecia’ ngelet tabani i demokracis.

Një përfaqësi e grupit parlament të PS sot paradite pati një takim me delegacionin e Venecias për nisëm e opozitës për vettingun e politikës. Në këndvështrimin tonë takimi ishte frytshëm. Ishte takim informues, sqarues me pyetje-përgjigje nga të dyja palët. Ne shpresojmë dhe besojmë në kompetencën e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë. Ne e mirëpresim opinionin e Venecias, si tabani i demokracisë.

Ne vazhdimisht jemi konsultuar dhe kemi marrë opinionin e Venecias. Ndërsa pak më parë pash që pati reagim nga opozita. Ata u shprehën se takimi me komisionin e Venecias ka qenë frytdhënës. Në fakt më bëri çudi se nuk di kujt t’i besoj, asaj që tha Spaho sot, apo asaj që tha dje Basha nga Berati; ‘Nuk e di se pse vjen Venecia’. Opozita vazhdon të jetë inkoherente sa herë që bëhet fjalë për Komisionin e Venecias. Ne vazhdojmë të besojmë se Venecia ngelet tabani i demokracisë”, tha Manja.