MENU
klinika

Rasti 'Titaniku'

Maqedoni/ Arrestohet ish-ministri i Transportit

14.11.2018 - 10:16

Mile Janakieski, ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, është arrestuar mbrëmjen e së martës. Bashkë me të është arrestuar edhe ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski.

Ata janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale. Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe për të shmangur një largim të tyre, policia i ka çuar pas hekurave.

Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN