MENU
klinika

Ishte “zhdukur”!

Mariza rrëfen eksperiencën e jashtëzakonshme

09.11.2018 - 14:07

Prej kohësh, këngëtarja shqiptare Mariza Ikonomi kishte munguar jo vetëm në ekranet e televizioneve shqiptare, por edhe në rrjetet sociale, të cilët janë kthyer në një burim informacioni për shumë njerëz.

E nëse dikush ndalon së postuari të reja nga përditshmëria e tij, praktikisht cilësohet “i zhdukur”. Kjo gjë i ka ndodhur edhe këngëtares shqiptare Mariza Ikonomit.

Por e ftuar ditën e sotme në “Wake up”, ka zbuluar gjithçka, duke bërë të ditur se ka qenë një udhëtim të jashtëzakonshëm në veri të Europës.

Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë,” u shpreh Mariza.