MENU

'Të paraqitet në burg'

MB firmos urdhërin e arrestit për Nikolla Gruevskin

12.11.2018 - 19:55

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka lëshuar urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Vendimi erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg.

gruevski-konica.al
gruevski-konica.al

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhrin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës”, thuhet në njoftim.

Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase