MENU
klinika

Formula 1

Mbyllet sezoni, triumfon përsëri Hamilton

25.11.2018 - 16:22

Kampioni i shpallur që më parë në Formula 1, Lewis Hamilton, fitoi me Mercedesin e tij sot garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi, gara që mbylli Botërorin 2018, me pilotin britanik që bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e merituar këtë triumf.

Ai la pas Sebastian Vettel me Ferrari, i dyti, ndërsa në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull. Gara e zhvilluar në pistën e Yas Marina ishte me dy pamje, më e bukur në pjesën e parë, ku pati më shumë emocione e surpriza, ndërsa 25 xhirot e fundit ishin të mërzitshme.

Pas tri piloëtëve të parë, u rendit Daniel Ricciardo (i katërti) me makinën tjetër Red Bull e më pas Valtteri Bottas me Mercedes (i pesti). Në “top-10” u klasifikuan edhe Sainz (Renault), Leclerc (Sauber), Perez (Force India), Grosjean e Magnusen me Haas.

Vetëm i 11-i Fernando Alonso me McLaren, në garën e tij të fundit në Formula 1, pas 17 vitesh karrierë në këtë sport (zgjidhet si piloti më i mirë i garës). Gara pati edhe panik, pasi makina Renault e Nico Hulkenberg përmbyset pas një kontakti me Grosjean, por për fat pa pasojë për pilotin gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN