MENU
klinika

Rrezikojnë tre peshkatarët

Mbytet peshkarexha në Vlorë!

04.11.2018 - 09:06

Një peshkarexhë është mbytur  në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë e një avarie, mjeti është mbytur.  Nga mbytja e peshkarexhës u rrezikuan tre peshkatarë. Ata kanë qëndruar që prej orës 23:00 në bukëpeshk.

Për fatin e tyre të mirë mundën të shpëtojnë nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi. Trageti ka zbritur një varkë shpëtimi dhe më pas i kanë dhënë ndihmën e parë.

Policia po heton nëse ka pasur dijeni më parë në lidhje me ndonjë mosfunksionim të plotë.