MENU

“Deri te molla e kuqe”

Më në fund, Dafina me pasaportë kosovare

22.11.2018 - 20:33

Edhe pse e është zhvendosur në Prishtinë rreth 10 vite më parë dhe ka zhvilluar karrierën muzikore të saj edhe në Shqipëri e Kosovë, vetëm së fundmi, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka marrë pasaportën kosovare.

Dafina ka lindur dhe është rritur në Suedi, ndërsa ka udhëtuar shpesh me familjen e saj drejt Kosovës dhe SHBA-së.

Në një postim në “Instastory”, Dafina ka bërë të ditur se ka marrë pasaportën kosovare. “Deri te molla e kuqe”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë, duke kujtuar kështu frazën e këngës së famshme popullore, e cila iu dedikohet territoreve dhe kufijve shqiptarë.

Dafina këtë vit është rikthyer në Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përreth dy vite kishte tentuar ndërtimin e një karriere ndërkombëtare edhe atje.

Bashkëpunimi me Lumi B dhe ai me Noizyn, si dhe disa projekte tjera solo, bën që këngëtarja shqiptare të rrëmbejë sërish vëmendjen e fansave të saj shqiptarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja takon futbollistin

Shaqiri, dhuratë speciale për Dafina Zeqirin

“Mozaik” tatuazhesh

Dafina realizon tatuazhin gjigant