MENU
klinika

Rihapet kufiri SHBA-Meksikë

Meksika: Emigrantët që kaluan kufirin me SHBA do të dëbohen

26.11.2018 - 13:18

Meksika thotë se emigrantët që u përpoqën të kalonin kufirin amerikan do të dëbohen

Një grup i madh migrantësh që u përpoqën të kalonin kufirin amerikan nga Meksika, duke shkaktuar mbylljen e një kalimi të madh kufitar në San Diego, do të dëbohen për në vendet e tyre, sipas autoriteteve meksikane.

Më shumë se 500 burra, gra e fëmijë thyen bllokadat e policisë meksikane dhe agjentët amerikanë të sigurisë hodhën gaz lotsjellës derisa helikopterët po fluturonin përmbi.

Policia e Tijuana arrestoi 39 vetë në lidhje me përpjekjen për të kaluar kufirin ilegalisht, dhe tha se do të raportohen tek autoritetet meksikane të emigracionit.

Ministria e Brendshme e Meksikës më herët tha se ata që u identifikuan se u përpoqën të kalonin do të dëbohen e do të shkojnë në vendet e tyre të origjinës.

Ndërsa emigrantët u përpoqën të kalonin kufirin, autoritetet nga ana e SHBA përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata, thanë gazetarët.

Incidenti shënoi një përshkallëzim të tensioneve, pasi grupet e emigrantëve të Amerikës Qendrore filluan të mbërrinin në Tijuanë disa javë më parë në udhëtimin e tyre në përpjekje për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Zona kufitare në San Ysidro që ndan San Diegon me Tijuanën ishte mbyllur në të dyja anët më 25 nëntor, ka njoftuar Agjencia amerikane për Mbrojtje të Kufirit dhe Doganave, por ajo u rihap pas disa orësh.

Si filloi incidenti? Incidenti filloi me një marshim drejt kufirit që organizatorët thanë se do të ishin paqësore. Në Meksikë, marshimi filloi në kompleksin sportiv Benito Juárez , ku shumica e emigrantëve po qëndrojnë, dhe vazhdoi deri në kufi.

Kur arritën në zonën kufitare, disa protestues u u përpoqën të hyjnë nëpër San Ysidro dhe u larguan, tha agjencia. Të tjerët u përpoqën të hyjnë “drejt lindjes dhe perëndimit të kalimit kufitar”.

Pasi u penguan të hyjnë, disa prej migrantëve kërkuan të dëmtojnë personelin e BKP-së duke hedhur predha “, tha në një deklaratë sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen.

Ministria e Brendshme e Meksikës tha se autoritetet federale dhe lokale i ndaluan emigrantët të dielën që të kalonin kufirin ilegalisht.

Ajo përshkroi incidentin e së dielës si “akte provokimi” dhe paralajmëroi se larg ndihma e migrantëve, mund të rezultojë në një incident serioz në kufi.

Kryebashkiaku i Tijuana tha të dielën se ai nuk do të lejonte që veprimet e emigrantëve të dëmtojnë marrëdhëniet e qytetit me fqinjët e saj përtej kufirit. Banorët e Tijuana punojnë, studiojnë dhe vizitojnë Shtetet e Bashkuara çdo ditë, dhe mbylljet e kufijve i prekin edhe ata, tha Juan Manuel Gastélum Buenrostro në Twitter të dielën.

Kryetari i bashkisë më parë i bëri thirrje qeverisë meksikane, në mënyrë specifike, Presidentit Enrique Peña Nieto dhe sekretarit të tij të brendshëm, për të ofruar ndihmë.