MENU
klinika

Premier League, java 11

Mes Arsenalit e Liverpoolit fitojnë…rivalët

03.11.2018 - 20:30

Arsenal dhe Liverpool i kanë prishur punë njëri-tjetrit në barazimin 1-1 mes tyre, pasi më shumë përfitojnë rivalët me këtë rezultat. Për nga mënyra se si shkoi ndeshja, Arsenal duhet të jetë më i kënaqur, sepse po humbte, ndërsa Liverpool vijon të mbetet i pathyeshëm këtë sezon në Premier League, madje në krye, të paktën deri nesër.

Sfida ishte emocionuese dhe e hapur që në fillim. Skuadrat mundoheshin të dilnin përpara me shumë forca dhe mundësitë për gol ishin të shumta. Në minutat e para Arsenal rrezikon dy herë portën e Alisson me Lacazette dhe Xhaka, përpara se Liverpool të kundërpërgjigjet me Mane dhe Van Dijk.

Por goli që zhbllokoi rezultatin erdhi pas pushimit. Në minutën e 61’ Leno gabon me daljen e tij duke dërguar topin në këmbët e Milner i cili shënon golin e 50-të të karrierës në Emirates. Arsenal mundohet të reagojë menjëherë dhe pas disa mundësive, Lacazette bën një gol fantastik në minutën e 82’.

Sulmuesi francez driblon Alisson, kthehet dhe godet duke dërguar topin në rrjetë. Minutat e fundit janë intensive teksa skuadrat kërkojnë golin e fitores duke rrezikuar shpeshherë të pësojnë golin e nokautit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN