MENU
klinika

Rikuperohet ylli i Barcelonës

Messi gati për Betis, u vë syrin 2 rekordeve

10.11.2018 - 15:12

Barcelona do të presë nesër në 16:15 Betis në “Camp Nou” dhe lajmi më i mirë për tifozët blaugrana është përfshirja e Messit në grumbullim dhe nuk është habi që ai të luajë edhe nga minuta e parë, pasi ka marrë miratimin e mjekëve.

Në fakt, Messi ishte që në mesjavë me ekipin në “San Siro” kundër Interit, por trajneri Valverde nuk rrezikoi, kjo edhe për faktin që ekipit i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar grupin, gjë që ia arriti pa shumë sforco.

Tashmë Messi ka deklaruar se ndihet mirë dhe kërkon të jetë në fushë. Ndjekja e vazhdueshme e rekordeve më të fundit, arritjeve personale dhe të mëdha nga Lionel Messit nuk është asgjë e re. Ylli argjentinas i ka në shënjestër dy rekorde tjera deri në fund të vitit 2018.

lionel messi

Tani me shiritin e kapitenit, Messi është lider shembull me plot cilësi. Në kohë të mira apo këqija, është numri 10 i Barçës, nga i cili bashkëlojtarët kthehen për të kërkuar frymëzim.

Tashmë e ka kaluar moshën 30-vjeçare, por nuk është befasi ta shohësh Messin duke thyer rekorde dhe duke lënë gjurmët në lojën e bukur. Tani, ylli argjentinas synon t’i thyejë dy rekorde. Messi është i etur ta arrijë shifrën 400 të golave në La Liga para përfundimit të vitit 2018.

Ai deri tani ka 396 gola në ligën elitare spanjolle në karrierën e tij. Për më tepër, Messi synon ta thyejë edhe rekordin e penalltive, pasi deri tani i ka shënuar 48 të tilla në La Liga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN