MENU
klinika

Ceremonia në Vlorë

Meta: I përkulem veprës së Ismail Qemalit

28.11.2018 - 11:57

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, të zhvilluar në Sheshin e Flamurit dhe Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës.

Në praninë e Presidentit të Republikës dhe zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, në Sheshin e Flamurit u ngrit Flamuri Kombëtar.

Më pas, personalitetet më të larta shtetërore në këtë Vit Mbarëkombëtar kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeut zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në shenjë nderimi te varri i Ismail Qemalit.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.”, – u shpreh Presidenti Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!