MENU
klinika

Dekretimi i Lleshit

Meta: Nuk shkel Kushtetutën, as nga presioni i ndërkombëtarëve

15.11.2018 - 22:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta,ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm, ku është shprehur se nuk do të shkelte kurrë Kushtetutën.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën.

Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë.

Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.

ilir-meta-reagim per bularain-konica.al
ilir-meta-reagim per bularain-konica.al

Ai foli lidhur dhe me arsyen e rrëzimit të dekretimit të parë, ku thotë :

“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë.

Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar.

Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.

Se çfarë do të bëjë Meta lidhur me dekretimin më tej ai thotë se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën teksa shton:

“E rëndësishme të jetë funksionale Kushtetuta”.

Ai tha se, asnjëherë nuk do të shkelte Kushtetutën edhe nëse do të ja kërkonin ndërkombëtarët.

sander lleshi rama e meta-konica.al
sander lleshi rama e meta-konica.al

Afati për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm skadon ditën e premte.

Kreu i shtetit ka më shumë se 24 orë për të marrë një vendim nëse do dekretojë ose jo propozimin e kryeministrit Rama, dërguar në Presidencë për herë të dytë.

Meta tha se asnjë rast nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Lidhur me raportet me kreun e qeverisë, kreu i shtetit u shpreh se, se ato janë “tepër korrekte”, jo vetëm me shefin e ekzekutivit, por edhe me të gjithë ministrat si edhe opozitën. “Marrëdhëniet e mia janë shumë të hapura, të bashkëpunimit”, tha Meta.

“S’kam ndërmend të bëj asnjë dëm se të tregoj kulturën e bashkëpunimit institucional. E rëndësishme mos të shpenzojmë energji për konflikte të panevojshme”, shtoi.