MENU
klinika

Legjenda e Formula 1

Michael Schumacher, flet menaxherja e tij…

12.11.2018 - 20:10

Po bëhen gati 5 vjet që Michael Schumacher, legjenda e automobilizmit botëror, 7 herë fituesi në Formula 1, ndodhet në gjendje kome dhe lajmet për të ende nuk janë shpresëdhënëse për një rehabilitim.

Piloti gjerman pësoi një aksident dramatik në Alpe më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski dhe vijon të jetë në gjendje kome, duke luftuar me jetën. Menaxherja e tij, Sabine Kehm, gjithmonë ka mbajtur sekret zhvillimet për Schumacher dhe jetën që rrethon ish-pilotin e Formula 1.

Së fundmi, ajo ka thyer heshtjen duke folur për një bashkëpunim të fundit. “Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me ZOOM, për të mbledhur para për Fondacionin Keep Fighting.

michael schumacher
michael schumacher

Kjo është një mënyrë mahnitëse për të festuar me Michael Schumacher, për më tepër është një poster shumë i bukur” – ka thënë Kehm. Kohët e fundit familja Schumacher ka shitur edhe pronën që kishte në Spanjë. Shpenzimet për rehabilitimin e Schumacher kanë qenë marramendëse dhe ndoshta kjo ka detyruar familjen të shesë një pronë që nuk po përdoret më.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN