MENU
klinika

Serie A, java 13

Milan s’mban fitoren, Lazio barazon në limit

25.11.2018 - 20:01

Milan ishte shumë pranë fitores më të bukur këtë sezon, jo në aspektin e spektaklit, por ndaj një rivali të drejtpërdrejtë të zonës Champions League, për më tepër në “Olimpico”. Por kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 ndaj Lazio-s.

Pas një pjese të ekuilibruar, ku lazialët i shpëton Strakosha dhe Milanin e shpëton Donnarumma, pjesa e dytë ka qenë më e luftuar, por gjithsesi, me pak goditjeve drejt portave respektive.

Episodi që ka hapur takimin erdhi në minutën e 78-të. Calabria depërton mirë nga e djathta, jep një top në qendër, aty ku Kessie godet, topi devijohet dhe Strakosha ynë dorëzohet. I pafat portieri kuqezi në këtë rast.

Lazio ka ngulmuar fort në minutat e fundit, ka pretenduar edhe për penallti nga VAR, por nuk është akorduar. Kur ndeshja po mbyllet 0-1, Lazio gjen golin e barazimit me Correa. Asgjë nuk ndryshon edhe në renditje, Lazio e katërta, 1 pikë para Milanit të vendit të pestë.