MENU

Detajet

Ministri Lleshaj në Gjirokastër, jep porositë

20.11.2018 - 13:15

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përfunduar takimin me efektivët e policisë në Drejtorinë e Gjirokastrës.

Ky takim është mbajtur me dyer të mbyllur, ndërsa ende nuk dihen porositë e ministrit Sandër Lleshaj për efektivët e policisë atje.

Sander Lleshi

Pas marrjes së detyrës, i pari i Ministrisë së Brendshme ka vizatuar drejtoritë më të rëndësishme të policisë në vend, ndërsa fokusi kryesor ka qenë intensifikimi dhe goditja e grupeve të rrezikshme.

Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, identifikimi dhe goditja e paligjshmërisë kanë qenë disa nga temat që ministri Sandër Lleshaj ka diskutuar me drejtuesit e policive vendore si Shkodër, Durrës, Lezhë, Elbasan, Tiranë dhe së fundmi në Gjirokastër.