MENU
klinika

Flet Christian Panucci

“Mos më fajësoni mua, Sadiku s’ka refuzuar”

12.11.2018 - 12:48

Në daljen e tij për dy ndeshjet e fundit për këtë vit, trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka folur jo vetëm për përballjen me Skocinë dhe Uellsin, por edhe për shumë cështje të tjera. Mes të tjerash, ai ka sqaruar edhe çështjen e Loret Sadikut…

“Kuqezinjtë shënojnë në fundjavë? Po më vjen mire, pasi kanë shënuar Grezda e Kaçe dhe kanë gjetur motivim. Grezda është më mirë se një muaj më parë dhe presim të jetë pjesë e skuadrës më i motivuar. Kaçe bëri gol në ndeshje të rëndësishme.

Loret Sadiku? Sadikun e ftova, pastaj me shkroi mesazh dhe folëm. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por kishte pasur problem dhe nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen dhe më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim.

loret sadiku turqi
loret sadiku turqi

Skocia? Në Skoci e merituam të humbnim se kur dhuron gola si ne në Europë… Nuk kemi luajtur futboll, vuajtëm agresivitetin. Kishim rast me Balajn pas 1-0. Këtu do të jetë ndeshje ndryshe, sepse në shtëpi bëjmë më mirë brenda. Nëse jemi këtu, është faji ynë dhe nuk duhet të gjejmë justifikim. Kemi pësua gola me gabime fëmijërore.

Ne kemi skuadër memecësh që nuk flasin. Unë duhet të rri të them flitni kujdes këtu, atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë.

Grupi? Ne duhet të fitojmë medoemos ndeshjen e shpresojmë të bëjmë golat që nuk i kemi bërë deri tani. Duhet të bëjmë 6 pikë. Edhe te dytët, mund te kemi shans.

Në Izrael na mungoi goli, pasi as në Turqi nuk luajtëm aq mirë. Bën lojë por nuk vjen goli. Në Izrael bëmë mire, por nuk mjafton çfarë bëj në stërvitje me lojtarët. Nuk mjafton, pasi ne pësojmë gol menjëherë ndaj duhet bërë diçka më shumë.

kombetarja ndaj izraelit
kombetarja ndaj izraelit

Është një vit që nuk kemi skuadër të unifikuar, tani kemi cilësi. Kemi gjetur Uzunin e Grezdën. Shpresojmë që Skocisë me mungesa edhe këtu të vijnë ndryshe. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë se u mungojnë lojtarë.

Duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e tyre që kemi. Hysaj e Basha mungojnë, Veseli nuk luan. Duhet të bëjmë më shumë kemi cilësitë për ta fituar. Në Izrael i masakruan, kurse ne bëmë ndeshje e them që kemi cilësi për ta fituar ndeshjen.

Formacioni? Unë gjithmonë e filloj ndeshjen duke menduar një formacion. Pastaj në fund ndërroj 3 a 4 ndaj nuk di kush luan. Kam një ide se si mund të luajmë, ka rëndësi të luajmë dhe fitojmë, sepse ka rëndësi edhe golaverazhi.

Nuk luan gjithmonë Kaçe, por bën pjesë e grupit, herë mbledh një, herë një tjetër. Më parë ka qenë me Italinë ndaj e thirra. Nuk lë në shtëpi se njëri është më mirë apo më i keq, i thërrasim të gjithë.

Kajën nuk e thirra se nuk luante. Nuk ka luajtur me rregullsi, por luan pak, e Basha me Ramadanin luajnë. Është e vështirë të gjesh hapësirë. Në të fundit e thirra se luajti.

kombetarja ndaj skocia
kombetarja ndaj skocia

Rezultatet? Me FSHF apo presidentin flas qenë dhe nëse humbasim bëhet e vështirë për të gjithë, për mua, tifozët dhe futbollin. Rezultati është në përgjegjësinë time, por ndeshjet me Skocinë apo Izraelin, mendoj se ua kemi dhuruar ne dhe jo se i kanë merituar.

Duke kujtuar ndeshjet me Ukrainën e Kosovën, kishim 12 futbollistë që mungoni ku 7 ishin me pushime pasi kampionati rus kishte përfunduar. Në mars pres Roshin e Sadikun, por e quaj të padrejtë të kërkohet fajtori te unë kur në miqësore kishim mungesa dhe vazhdojmë të kemi. Kemi bërë mirë me Izraelin dhe do të vazhdojmë të bëjmë mirë.

Përgjegjësia? Padyshim që unë flas gjatë gjithë kohës me lojtarët dhe do të flas për t’iu treguar rëndësinë e ndeshjes. Duam të dalim me 6 pikë me shpresën që të luajmë në gjysmëfinale. Ne duhet të flasim edhe në fushë dhe jo vetëm në stërvitje.

Mund të pyesni edhe Bulkun se sa iu them që të flasin. Faji nuk më takon vetëm mua, megjithëse e marr unë përsipër fajin edhe për gjëra që nuk më takojnë mua.

kombetarja panucci stervitje
kombetarja panucci stervitje

Elementi pozitiv? Skema funksionoi me Izraelin megjithëse nuk u shënua gol. Problem mbetet komunikimi. Është bërë debat për kapitenin dhe ka pasur diskutim. Kapiteni nuk është vetëm emri, por ai që duhet të organizojë grupin dhe të kujtojë grupin.

Nuk duhet të jemi si në rastin me Izraelin me 29 gjuajtje e asnjë gol, ndërsa Izraelit shënon lehtë. Nuk duhet të shihet vetëm sjellja ime si diktatoriale. Këta shkojnë në klube e janë të qetë, unë fle 5 orë në ditë gjithë muajin. Thonë Panucci dictator, por kështu e duan, t’u rrish mbi kokë , me çekan gjithë javën.

Në ndeshjen me Norvegjinë pësuam nga goditja e këndit, ndërsa me Italinë u bëmë dhuratë për Krishtlindje. Kemi bërë seanca për goditjet standarde, por nuk është e mjaftueshme.

panucci koference
panucci koference

Do rris kohën, deri sa të jetë e nevojshme. Ju mendoni se jam në Itali te Colosseu, por po lodhem. Më janë bërë flokët gri. Pastaj, këtu mbërrijmë që flasim për çështje të tjera.

Mavraj? Është rregullore e FIFA-s dhe gabim i grekëve që përcaktojnë ndeshje ditën e hënë që përkon edhe me ditën kur grumbullohen skuadrat. Lidhur me Izraelin, isha i bindur që do luanim mirë dhe luajtëm mirë. Shpresoj që ndaj Skocisë të zhbllokohen, pasi Grezda dhe Uzuni po gjejnë gola.

Qaka? Duhet të ketë një rritje profesionale për të qenë pjesë e Kombëtares. Sadikun uroj që vitin tjetër ta kërkojnë Reali me Barcelonën, por mendoj se shihet më shumë me Shqipërinë se me Kasimpasan. Ai nuk ka thënë jo, por më ka thënë do ta mendoj.

Nëse do të isha unë, do të vija. Unë do të vija në këmbë e motor, nga Stambolli nëse do më ftonin. Do e bëja rrotull nga Korfuzi me motor uji. Në kohën time kur më ftonin, ishte qejf edhe të shkoja një ditë para.

Kemi probleme para se Manaj është dëmtuar. Kam parë Durmishajn dhe i kam thënë kombëtares që ta kontaktojë. Nuk e di nëse vjen apo jo, por presim sot përgjigje”, – u shpreh Panucci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit

Lanë Kosovën për Shqipërinë

I ikën 2 lojtarë, reagon presidenti i FFK-së