MENU
klinika

Shah, 12 ndeshje barazim

Mund të fitojë Botërorin ai që ka gurët e zinj

26.11.2018 - 22:06

Ndeshja e 12-të e finales së Kampionatit Botëror ka përfunduar njësoj si 11 të mëparshmet. Barazim (remi)! Kjo është hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, ku të 12-a ndeshjet dalin barazim.

Komentatorët dhe kompjuterët e shahut i japin një avantazh të vogël norvegjezit Magnus Carlsen. Pasi edhe në ndeshjen e fundit të zhvilluar ditën e hënë, ai ishte më i avancuar në lojë dhe kishte më tepër kohë në dispozicion.

Por Carlsen çuditërisht ka ofruar barazimin pas 31 lëvizjeve. Konkurrenti, Fabiano Caruana i Shteteve të Bashkuara, ka pranuar, duke  e bërë ndeshjen më të shkurtër nga të 12-at.

Shah Fabiano Caruana Magnus Carlsen
Shah Fabiano Caruana Magnus Carlsen

Sipas “Telesport”, kjo do të thotë se tani ndeshja do të hyjë në fazën “Armageddon”. Pas tri javësh me ndeshje që zgjasnin orë të tëra, Carlsen dhe Caruana do të luajnë katër ndeshje të shpejta shahu, me çdo lojtar që do të ketë vetëm 25 minuta në dispozicion.

Nëse ndeshja sërish mbetet barazim pas katër ndeshjeve, lojtarët do të nisin një seri me dy ndeshje rrufe, ku do t’i jepet vetëm 5 minuta për të bërë të gjitha lëvizjet. Nëse edhe kjo ndeshje del barazim, atëherë fiton ai që ka gurët e zinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja dhe video e lojës

Gorky kundër Leninit në…shah