Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po vlerëson se institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit.
Sipas tij, sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.
“Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Andaj sipas tij, është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit.
“Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, ka shkruar tutje Mustafa. /Konica.al/