MENU
klinika

Basketbolli amerikan

NBA, 10 fitore për Warriors dhe Raptors

06.11.2018 - 11:13

Golden State Warriors ka vazhduar rrugën e fitoreve, duke regjistruar sot të 10-n radhazi, pasi kaoi pa shumë vështirësi në Memphis Grizliess me rezultatin 117-101. Klay Thomspon ishte më i miri mbi parket për Warriors, ndërsa edhe dy yjet e tjerë të Golden State, Kevin Durant dhe Stephen Curry i bënë siç duhet detyrat e tyre, pasi koleksionuan respektivisht 22 dhe 19 pikë.

Ndërkohë, 5 fitore radhazi për Oklahoma City Thunder që edhe kur Rusell Westbrook nuk shfaqet në versionin e tij më të mirë ka se ku të mbështetet. Viktima e radhës për skuadrën e trajnerit Billy Donovan ishte New Orleans Pelicans që u mposht me shifrat 122-116.

Nuk njeh limite në këtë sezon Denver Nuggets. 5 fitore radhazi dhe 9 në 10 ndeshjet e para për skuadrën nga Colorado. Denver përmbysi 15 pikët disavantazh të periodës së pare, duke triumfuar në fund me rezultatin 115-107 ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, Boston Celtics.

Fantastik Murray, autori i 48 pikëve për Nuggets në këtë sfidë. Grupi është forca më e madhe e Toronto Raptors që vazhdon të fitojë. Në transfertën e Salt Lake City ndaj Utah Jazz skuadra kanadeze triumfoi me rezultatin 124-111 për meritë të lojës në grup, pasi plotë 6 basketbollistë të Torontos kapën një kuotë pikësh me dy shifra. Kjo ishte fitorja e 10-të në 11 takime gjatë këtij sezoni për Raptors.

Rikthimi i James Harden ka ardhur në momentin e duhur për Houston Rockets. Skuadra teksane me mjekëroshin mbi parket mori fitoren e 3-të radhazi dhe të dytën që pas rikthimit të Harden pas atij starti katastrofik që i bëri sezonit.

Në Indianapolis Indiana Pacers nuk i mjaftuan 28 pikët e Victor Oladipos me Harden që realizoi gjithashtu 28 pikë për t’i dhënë fitoren Houstonit 98-94. Buzëqesh edhe Los Angeles Clippers, që ka gjetur te dyshja Harris-Gallinari dy liderët e rinj. Falë 44 pikëve nga 22 secili të realizuar nga Harris e Gallinari, në Staples Center Clippers mposhti Minesotta Timberwolves me rezultat 120-109.