Portugalia e ka mbyllur në vend të parë grupin e vet, pavarësisht se sonte është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi nga Polonia. Portugezët e kanë mbyllur me 10 vetë ndeshjen dhe kanë rrezikuar të humbnin.
Në Ligën B, Suedia ka mposhtur Rusinë 2-0 brenda në shtëpi dhe ngjitet në Ligën A. Mali i Zi ka humbur brenda ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0, por skuadrat ruajnë pozicionet në grupin 4 të League C.
Skocia ka përmbysur 3-2 rezultatin ndaj Izraelit, duke marrë kryesimin e grupit 1 të Ligës C, grup ku ndodhej edhe Shqipëria, e cila e mbylli e fundit me 3 pikë. Skocezët do të avancojnë në Ligën B si të parët.
Serbia ka mposhtur 4-1 Lituaninë e vendit të fundit duke marrë kryesimin e grupit 4 të Ligës C. Me këtë fitore serbët ngjiten në Ligës B. Malta dhe ishujt Faroe kanë barazuar 1-1 në grupin e Kosovës, që do të thotë se pozicionet e tyre nuk ndryshojnë.