MENU
klinika

Kërkesa e FMN

“Ndërprisni ndërhyrjen në tregun valutor”

23.11.2018 - 15:31

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kërkon Bankës së Shqipërisë të ndërpresë gradualisht ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor. Misioni i fundit i FMN-së ka sjellë në vëmendjen e bankës qendrore se është e rëndësishme të ruhet fleksibiliteti i kursit të këmbimit.

“Prej muajit qershor 2018, Banka e Shqipërisë  ka kryer ndërhyrje të paplanifikuara në tregun valutor në përgjigje të mbiçmit të fortë të monedhës vendase. Këto blerje janë përqendruar në parandalimin e kushteve të çrregullta të tregut dhe në zbutjen e efekteve rënëse në inflacion, brenda mandatit të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e inflacionit brenda objektivit. Sa i takon së ardhmes, i nxisim autoritetet t’i ndërpresin gradualisht këto operacione me zbutjen e riskut për disinflacion; fleksibiliteti i kursit të këmbimit e ka ndihmuar Shqipërinë, duke zbutur ndikimin e tronditjeve në ekonomi,” thuhet në deklaratën e misionit të FMN-së.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të qershorit të ndërhynet në kursin e këmbimit valutor, me qëllim frenimin e mbiçmimit të mëtejshëm të lekut. Kjo u me argumentimin se forcimi i lekut ndaj euros po rrezikote rikthimin e inflacionit në objektiv.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë u zbut në muajt shtator dhe tetor, por duket se është rikthyer me vendosmëri në dy javët e fundit, çka e ka mbajtur të fiksuar kursin e euros pranë nivelit të 124.5 lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN