MENU
klinika

Stan Lee

Ndërron jetë krijuesi legjendar i “Spiderman”

12.11.2018 - 22:55

Një ditë e hidhur për të gjithë adhuruesit e filmave me superheronj Fantastic Four, Thor, Iron Man, X-Men, Black Panther, Hulk, Spiderman.

Stan Lee, krijuesi legjendar i Marvel Comics, kompanisë amerikane që ka krijuar disa nga superheronjtë më të njohur edhe për fëmijët e sotëm, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Emri i tij i plotë ishte Stanley Martin Lieber. Ai lindi nga një familje emigrantësh hebrenj, të ardhur nga Rumania në Nju Jork.

Kur ishte në gjimnaz, Lee bënte punë të vogla shërbimi për “Timely Comics”, ku punonte dhe bashkëshorti i kushërirës. Aty ai nisi të bëjë punë më të rëndësime, vit pas viti, deri sa u bë zëvendës botues.

Stan Lee nisi të krijojë Fantastic Four, Thor, Iron Man, X-Men, Black Panther, Hulk, dhe më të famshmin nga të gjithë, në vitin 1962, Spider Man.