MENU
klinika

Zbuloni sekretet

Ndryshimi rrënjësor ndër vite i Miley Cyrus

23.11.2018 - 18:21

Miley Ray Cyrus e lindur si Destiny Hope Cyrus, në 23 nëntor 1992 është një këngëtare, shkrimtare dhe aktore amerikane. Pasi luajti role të vogla në serinë televizive ‘Doc’ dhe filmin ‘Big Fish’ në fëmijërinë e saj, ajo u bë një idhull i ri që luante si personazh Miley Stewart në televizionin ‘Disney Channel Hannah Montana’ në 2006. 

Babai i saj, Billy Ray Cyrus luajti gjithashtu në seri, i cili u transmetua për katër sezone deri në vitin 2011.

Cyrus ka marrë tre herë titullin “albumi numër 1’ në Billboard 200 me ‘Meet Miley Cyrus’ (2007), ‘Breakout’ (2008) dhe ‘Bangerz’ (2013).

‘The Time of Our Lives’ (2009), ‘Can’t Be Tamed’ (2010), and ‘Younger Now’ (2017) debutuan në ‘top five’ ( në pesçen më të mirë) në Shtetet e Bashkuara, ndërsa albumi i saj ‘Miley Cyrus & Her Dead Petz’ (2015) u vendos falas ‘online’ në ‘SoundCloud’.

Më tej, Cyrus ka arritur të fitoj dy ‘number-one’ dhe tre ‘top-ten’ muzikorë në Hannah Montana. Ajo gjithashtu ka fituar nëntë rekorde ‘top-ten’ në Billboard Hot 100: ‘See You Again’, ‘7 Things’, ‘The Climb’, ‘He Could Be the One’ (si Hannah Montana), ‘Party in the U.S.A.’, ‘Can’t Be Tamed’, ‘We Can’t Stop’, ‘Malibu’ dhe në krye me ‘Wrecking Ball’.

Cyrus lançoi karrierën e saj si aktore zanore në filmin e animuar ‘Bolt’ (2008) dhe më vonë luajti në filma artistikë ‘Hannah Montana’: ‘The Movie’ (2009) dhe ‘The Last Song’ (2010). 

Në televizion ajo ishte të themi mikpritëse e ‘MTV Video Music Awards 2015’. Cyrus gjithashtu është paraqitur si trajnere në serialin kompetitiv televiziv ‘The Voice’.

Cyrus ka fituar çmime dhe nominime të shumta. U njoh si “Artiste e Vitit” nga MTV në vitin 2013 dhe gjithashtu bënte pjesë në listën vjetore ‘Time’ të 100 njerëzve më me ndikim në vitin 2008 dhe 2014.

Imazhi i saj ka qenë subjekt i komenteve të rëndësishme të medias dhe polemikave publike, duke përfshirë kalimin nga imazhi i saj i shëndetshëm në një person shumë seksual në fillim të viteve 2010. 

Cyrus është një advokate e hapur për të drejtat e kafshëve dhe në vitin 2013 tha publikisht që ishte kthyer në një vegjetariane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Poezi - Bob Dylan, më aktual se kurrë

A jetojmë në një ‘Botë politike’?