Menu

Prizren, Kosovë

Në 28 nëntor do të zbulohet mozaiku i Skënderbeut

08.11.2018

Më 28 nëntor, në qytetin e Prizrenit do të zbulohet mozaiku me pamjen e portretit të Skënderbeut.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Besart Gashi, 27- vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, është duke punuar për të krijuar mozaikun e tij të radhës.

Këtë herë ai ka vendosur që të sjellë portretin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. 28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit.

28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet.

Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë. Ai flamur u valvit i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, për sa kohë Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë.

Besart Gashi vjen me këtë punim pasi ky vit është shpallur edhe viti jubilar i Skënderbeut. Mozaiku do të punohet me një konstruksion metali dhe me një lloj druri që është rezistues ndaj kushteve atmosferike si dhe brenda tij do të ketë edhe ndriçim.

Mozaiku do të punohet me dimensione 3m × 4m. Kjo vepër artistike nuk është e vetmja që Gashi ka realizuar. Ai u bë i njohur edhe për portretin e Adem Jasharit të cilin e realizoi me 200 mijë gëzhoja fishekësh. Këtë mozaik ai e përfundoi më 5 mars për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Për të realizuar mozaikun me portretin e Skënderbeut, Besart Gashi është duke punuar në mënyrë vullnetare dhe pa pasur asnjë përfitim, ndërsa për materiale janë duke e ndihmuar disa mërgimtarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Instituti i Monumenteve të Kulturës

Apoloni/ Restaurohet mozaiku ‘Shtëpia e Athinasë’