MENU
klinika

Nuk shiten prej viteve ‘90

Në Britani, 7 mijë familje përdorin televizorë bardhë e zi!

08.11.2018 - 17:48

Edhe pse që prej viteve ’90 nuk gjen më në shitje televizorë bardhë e zi, në Britani ende 7 mijë familje përdorin televizorë të tillë.

Transmetimet me ngjyra kanë nisur më shumë se 50 vjet më parë në ishull, konkretisht përmes BBC 2 në korrik 1967, me turneun mitik të Wimbledon dhe tri javë para Gjermanisë Perëndimore.

Por për një numër të konsiderueshëm personash ora ka mbetur në vend. Në mënyrë të habitshme, 1768 familje që përdorin ende televizorë bardhë e zi janë në Londër, ndërsa ndjekin krahina të tjera, si Midlands dhe Manchester.

Megjithatë, shifra e familjeve të “ngrira në kohë” ka pësuar rënie të dukshme me kalimin e viteve. Në vitet 2000, shifra e atyre që ndiqnin TV bardhë e zi ishte 212 000, shifër më shumë se e përgjysmuar vetëm tre vjet më vonë, ku ra në 93 000. Ndërsa në vitin 2015, numri i familjeve me televizorë bardhë e zi ra nën 10 000.