MENU
klinika

Një emër i ri për Kombëtaren

Në Itali lakohet pasardhësi i Panuccit

19.11.2018 - 20:31

Ndonëse e ka bërë edhe sot të qartë që nuk largohet me dorëheqje, emra të tjerë po lakohen për të zëvendësuar Christian Panuccin në krye të Kombëtares shqiptare. Gjithsesi, edhe mediet italiane e bëjnë fakt të kryer se nesërmbrëma ndaj Uellsin për Panuccin është ndeshja e fundit.

Sot paradite u lakua emri i Bledar Kolës, ish-mesfushorit kuqezi, zv.trajner i AEK të Athinës. Por në Itali flasin për një emër tjetër. Pas suksesit me De Biasin, Duka ka pasur gjithmonë prirje të afrojë vetëm “mjeshtra taktike”, ndaj zgjodhi Panuçin.

Si rrjedhojë, meqë pozitat e trajnerit aktual po lëkunden, në Itali shohin një tjetër kandidat të mundshëm nga ky vend. Pas një interviste që ka dhënë sot Alberto Malesani, një emër i njohur në futbollin italian, mediet atje e shohin si një kandidat potencial për Shqipërinë, pasi trajneri deklaroi se është përsëri gati të marrë drejtimin e një ekipi.

alberto malesani
alberto malesani

Problemi është se Malesani ka katër vite që nuk drejton e në rrethana të tilla, në Itali e shohin thuajse të pamundur që të gjejë hapësira në stolin e ndonjë klubi. Kësisoj, “Calciomercato.it” mendon se mënyra e duhur për të rifilluar është nga një kombëtare.

Vetë Malesani ka pranuar se mundësia më e mirë është që t’i vijë një ftesë nga një kombëtare e huaj dhe për momentin, tre ekipet kombëtare në telashe janë Shqipëria, Sllovenia dhe Greqia. Me këtë të fundit ai ka qenë në bisedime edhe dy vite më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së nuk nxitohet

A do ta shkarkojë Duka trajnerin Panucci?