MENU
klinika

Opinion

Në vend të përkujtimit

15.11.2018 - 12:02

Nga Sali Mehmeti

Megjithë randsinë pivotale për identitetin kombëtar, Kongresi i Alfabetit në Manastir (1908) nuk âsht asfare ajo panaroma idilike me patriotë e letrarë që i përgjigjen nji imperativi ekzistencial të kohës.

Âsht e pritshme (dhe e shpjegueshme) atmosfera disi konfliktuoze brenda kongresit: propozime, mospajtime, hakërrime, polemika. Por ajo çka rëndom mshefet nën rrogoz, kinse për korrektesë politike, âsht sesi e pritën masat myslimane këtë vendim.

Nuk ka nevojë me u përmend qysh edhe autoriteti ma i naltë islamik në Perandorinë Osmane, sheh ul islami, lëshoi fetva kundër harfeve latine.

As qysh konsulli serb në Prishtinë Milan Rakiç korruptonte deputetin e Shkupit Sait efendinë që mos me pranue alfabet latin për shqipen, por me ngulmue për alfabet arab.

A e dini se myftinjtë e hoxhallarët organizonin mitingje me mijëra vetë kundra alfabetit “kaur”? Me e shfletue dokumentacionin e kohës shihet që në Prishtinë, Shkup, Tetovë e Manastir, të xhumave ose ditëve të pazarit, mbaheshin marshime kundër vendimit të Kongresit.

Oksimoroni i historisë: nji popull që i kundërvihet progresit të vet kulturor, deputetë e klerikë që dalldisen kundër shkrimit të gjuhës, kundër kultivimit të saj…