MENU

Parma, Itali

Nëntori shpallet muaji i kulturës shqiptare!

07.11.2018 - 17:09

Muaji nëntor është shpallur muaji i kulturës shqiptare në qytetin e Parmës në Itali.

Shoqata e emigrantëve shqiptarë të këtij qyteti, “Scdanderbeg”, në bashkëpunim me Bashkinë e Parmës, kanë organizuar një program me evente kulturore e artistike që do të mbahen në 28 Nëntor, në Festën Kombëtare të Flamurit.

Një spektakël kulturor, ekspozita me fotografi, kurse të mësimit të gjuhës shqipe, seminare letrare dhe shkencore, përgjatë këtij muaji do të mbushin dhe pasurojnë  jetën artisitke e kulturore të qytetit të Parmës duke bashkuar në një ambjent festiv banorët e Parmës me komunitetin e emigrantëve shqiptarë.

Për mediat lokale këshilltarja e bashkisë së Parmës, znj. Nicoleta Paci, shprehet se “Muaji i kulturës shqiptare vazhdon të festohet prej disa vitesh në qytetin e Parmës, nën sponsorizimin e bashkisë së qytetit. Jemi të vetëdijshëm që iniciativa të tilla inkurajojnë perspektivën e një qyteti me mundësi  integruese gjithnjë e më të mëdha.”

Ndërsa kryetari i shoqatës ‘Scanderbeg’, z. Bajram Hila shprehet se “Kjo iniciativë ka hyrë tashmë në kalendarin e manifestimeve të këtij qyteti. Kjo shoqatë që mban emrin e heroit tonë kombëtar është aktive gjatë gjithë vitit e punon si një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane”.

Tashmë pritet me mjaft interes ekspozita me fotografitë e së përditshmes “Gazeta di Parma” e cila gjatë vitit 1912 ka përcjellë në faqet e saj informacione mbi shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt