MENU
klinika

Detajet

Netanyahu anashkalon Tiranën, shkon në Bullgari

02.11.2018 - 13:47

Të enjten kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu duhet të mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në takimet me disa liderë europianë, por e shtyu udhëtimin.

Por, në të njëjtën ditë ama, shefi i ekzekutivit izraelit fluturoi drejt Bullgarisë për bisedime me krerët e katër shteteve ballkanike dhe për të avancuar, siç thotë “Jerusalem Post”, politikën e vet të farkëtimit të nën-aleancave brenda Bashkimit Europian, me qëllimin të kundërveprojë ndaj atij që e sheh si trajtim armiqësor të Brukselit ndaj shtetit hebre.

Përpara se të nisej drejt Varnes, ku të premten takon kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, apo drejtuesit e të ashtuquajturit grupi i Krajovës, emri i qytetit rumun ku udhëheqësit e këtyre kater vendeve mbajtjen samitin e tyre te pare ne 2015-tën- Netanyahu u shpreh se “dëshiron të bashkëpunojë me këto vende për të ndryshuar qasjen hipokrite dhe armiqësore të BE-së” ndaj Izraelit, siç e quan ai.

Ky për Netanyahun është një proces që do të kërkojë kohë; por besoj se përcaktimi i një objektivi dhe përpjekjet sistematike për arritjen e tij, me kohën, diçka do të prodhojnë, është shprehur ai.

Politika e kërkimit të aleancave paralele brenda BE-së e çoi kreun e qeverisë izraelite në muajin gusht në Vilnius ku mori pjesë në takimin e liderëve të tre shteteve balltike, e më pas në Hungari në 2017-tën, ku u ul në tryezë me drejtuesit e vendeve të Vishegradit-Hungarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, shkruan tch.

Netanyahu ka farkëtuar në të njëjtën mënyrë edhe aleanca me Greqinë e Qipron. Dhe përpjekjet e tij kanë dhënë fryte, pasi vendet që përbëjnë grupet në fjalë shpeshherë i kanë në krah izraelit në forumet e ndryshme të Bashkimit Europian.