MENU
klinika

Stërvitje me kampionin

Nga muzika te artet marciale

24.11.2018 - 13:37

Capital T është një nga reperat më të pëlqyer në trojet shqiptare, por edhe më gjerë, por duket se së fundmi ka “ndryshuar profesion”.

Reperi është mik i kampionit të shqiptar të UFC, Ilir Latifi dhe këtë duket se po e shfrytëzon edhe të bëjë një stërvitje të veçantë me të.

Capital T publikoi në llogarinë e tij në “Instagram” disa fotografi, ku shfaqet duke ushtruar së bashku me Ilirin, ndërsa duket mjaft i vendosur në atë që bën.

“Vëllai im i jetës, mezi pres që të kthehemi dhe të bëjmë edhe më shumë”, shkruan ai në mbishkrimin e këtyre fotografive.