Nga Filip Lami
Ishte viti 1927. Isha 10 vjeç. Festohej 15 vjetori i ngritjes së flamurit. Kështu e filloi tregimin im atë. Ishim të gjithë të gëzuar sidomos ne që ishim në klasën e 4-të. Mbaronim shkollën se katër klasë kishim. Më 1928 ika në Athinë. Të mos shkëputemi nga tema, oborri i shkollës ishte zbukuruar me flamuj.
Në mes të sheshit( në oborrin poshtë) disa të rinj 17 deri 20 vjeç kishin sjellë një top (luftarak) që kish mbetur që nga koha e Turqisë. Hollësira si qysh nuk i di. Ne fëmijët ishim plot hare se do të shikonim qitje me top. Pasi u mbajt një fjalim patriotik, ne fëmijët recituam vjersha nga patriotët e Rilindjes. Babai im bëri disa foto se kish sjellë një aparat fotografik nga Franca. Do shtoj se më 1906 bëri foto gjithë fshatin.
Topi ishte mbushur dhe ishte gati të qëllonim. Ata kishin qëllur disa herë lart nga Orotoi. Një mëndje “e zgjuar” do ta mbushim edhe më shumë që ta hedhim mbrapa malit Gjivlash. Kështu u bë. Ne fëmijët u rreshtuam rreth e rreth topit .Ne të klasës së 4-rtë ishim mbrapa topit. Atë ditë bënte një i ftohë i hidhur dhe unë kisha veshur pallton që ma kishin veshur me pahir se isha djalë i vetëm. Një pallto “Gob” që më rrinte deri poshtë gjunjëve e kish sjellë babai nga Italia. Erdhi çasti i gëzimit, filluan brohoritjet ivunë zjarrin……..po ç’ndodhi…Nga ngarkesa e madhe topi u ça si një karpuz i rënë në tokë.
Vetëm pjesa e mbrapëshme shpërndau copa hekuri të vogëla po pa ndonjë presjon të madh, e rranë dhe copa të mëdha si ledh i rrëzuar majtas e djathtas……Ndënji pak në heshtje po mua s’më durohej se dhe unë 10 vjeç isha kur e dëgjoja plot interes këtë histori. Çu bë ?kush u plagos u vra njeri? Pati vetëm plagosje të lehta. Palltua që kisha veshur më shpëtoi ishte mbushur me copa të vogëla që ishin ngjitur si spila. Dy kishin depërtuar dhe më kishin gjakosë dhe një tjetër në vesh nga më rridhte gjak shumë. U plagos edhe një tjetër. Çudi si qënka njeriu, mua më fluturoi zemra dhe që babanë e kisha përballë e më dëfton ngjarjen. Nën oborin e poshtëm jetonte mëmë Katera.
Ishte e vuajtur po kish zemër burri. Më çuan aty më mjekoi me ca ilaçe të kohës. Unë e pyes :Po barba Jankua s’ish aty(se mësusi Janko Pali)ishte shumë i pregatitur. Jo më përgjigjet im atë i cili pas një viti ishte kthyer nga Franca. Po mirë i thashë ajo mëmë Katera që të mjekoi kur u rrite të dha dhe vajzën për nuse. (Në Prill të vitit tjetër mëma vdiq atë njoha nga të 4 gjyshërit e gjyshet). Po si ka mundësi që ti djalë i vetëm kur mbarove filloren të çuan vetëm në Greqi .Është njësoj si të ikij unë sot po Ishin kohë të tjera. Prindët e mi më kishin si perëndi po donin që unë të bëhesha njeri i ditur dhe që më kishin lindë në moshë të madhe.
U nisën se kisha një vëlla që mbante llogarinë e dyqanit që 5 vjeç e që pikturonte me këmbë. Kur e çoi babai në Greqi në moshën gjashtë vjeç një profesor doktor i tha se ky djalë nuk do të rrojë shumë se ka zhvillim të madh zgjidhte problema dhe ushtrime të gjimnazit. Dhe vërtet ashtu ndodhi pas një viti vdiq. Gjithë fshati u hidhërua..për atë djalë.
Deri këtu foli im atë tani po” zbukuroj” unë me qënë se më jepet rasti. Topi i Turqisë desh më vrau babanë .Aeroplanët gjermanë qëlluan me mitroloz mbi nënën time kur po u çonte ushqim fëmijve (kish dy fëmijë unë s’kisha lindur) dhe pleqve që ishin në strehim në një shpellë. Shtatë(7)plumba në fustanë dhe asnjë në trup. Atë fustanë e mbaj në sënduk të nusërisë dhe kur vdiq ja vumë me vete e kish lënë amanet………etj.Hyra në çështje personale të më falni po ja që duhet të lëmë të shkruara disa gjëra .
Qeparoi dje :
Një kala me dyqind dier
Dhjetë mëhalla përzier
Babai u kthye nga Greqia në 1941. Ai punoi pa u lodhur 45 vjet rresht natë e ditë i pa përtuar. Sot unë që ju lodha me këtë shkrim jam krenar se asnjëherë mundi dhe djersa s’venë kot po punove me nder për vëndin tënd për popullin tënd. Babai u nderua si QYTETAR NDERI i Himarës dhe QYTETAR NDERI i qarkut Vlorë.
Ju uroj ta kaloni gëzuar festën e flamurit.