MENU
klinika

Kultura Shqiptare

Një copëz letërsie shqiptare në panairin e Vjenës

08.11.2018 - 10:54

Pak se të fillojë eventi më i rëndësishëm i librit, edicioni i 21 i Panairit të Librit në Tiranë, vjen një lajm i mirë po gjithashtu në këtë fushë për Shqipërinë dhe kulturën.

Letërsia shqipe shkon në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Vjenë, Buchwien 2018 me moton “Shqipëria në fokus“ e cila do të mbahet në 8 dhe 9 nëntor. Në këtë event do të marrin pjesë katër shkrimtarë të talentuar siç janë Agron Tufa, Arian Leka, Ilir Ferra dhe Lindita Arapi

Kjo pjesëmarrje mbështetet nga ‘’Traduki’’, i cili është një rrjet bashkëpunimi dhe mbështetëse për letërsinë dhe librat të të gjitha rajone e Evropës. Kjo mbështet një sërë përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë, libra për fëmijë e të rinj.

Poetja Lindita Arapi do të lexojë pjesë nga romani i saj i cili ka fituar disa çmime “Vajzat me çelës në qafë”, i botuar edhe në gjermanisht “Schlüsselmädchen”.

Shkrimtari Agron Tufa do të prezantojë tekste të reja si dhe do të referojë për Shqipërinë e kohës së shkuar, Shqipërinë e së ardhmes dhe kulturën e së ardhmes së Shqipërisë.

Ai është një nga zërat më të fuqishëm të studimit të kaluarës komuniste dhe drejtues i një shoqate që fakton dhe argumenton problemet e shoqërisë së shkuar komuniste.

Shkrimtari Arian Leka do të paraqesë fragmente tekstesh dhe do të tregojë zhvillimin e ri në Shqipëri në lëmin e kulturës dhe jeta letrare në Tiranë.

Shkrimtari Ilir Ferra paraqet pjesë nga libri i tij ’’Nga Durrësi në Vjenë’’ rreth pritjes së refugjatëve hebrenj në Shqipëri.

Ndihmesë në moderimin e tyre është kuratorja austriake Annemarie Türk, njohëse e mirë e letërsisë shqipe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit