MENU
klinika

Nga Sylë Ukshini

Një depeshë e I. Qemalit për ministrin austro-hungarez

29.11.2018 - 20:55

Kërkesat telegrafike për njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë, që Ismail Qemali u dërgoi më 28 nëntor 1912 qeverive të gjashtë Fuqive të Mëdha evropiane, gjetën jehonë në shtypin e kohës edhe në Austro-Hungari.

Për dallim nga vendet e Aleancës Trepalëshe, për një Shqipëri të pavarur dhe për një shtrirje territorial të mjaftueshme që të bënte të mundur ekzistencën e saj si shtet më vete, ishte Austro-Hungaria.

Kuvendi Kombëtar në Vlorë, që në mbledhjen e tij të pare kishte marrë dy vendime kryesore: vendimin historik për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i qeverisë së pare kombëtare.

depeshe-konica.al
depeshe-konica.al

Pavarësia dhe Qeveria e Ismail Qemalit e filluan ekzistencën në rrethanat e jashtëzakonshme të krijuara nga shpërthimi i Luftës Ballkanike.

Ismail Qemaili, që më 28 nëntor i filloi përpjekjet e tij për të kërkuar njohjen pavarësisë dhe të qeverisë së përkohshme të Shqipërisë.

Natyrisht, një veprimtari i tillë u pasqyrua edhe shtypi vjenez, pra edhe në gazetën e njohur “Neue FreiePrese” e afërt me qarqet qeveritare austro-hungareze e cila ndiqte me vëmendje dhe interes të veçantë zhvillimeve në hapësirat shqiptare.

Gazeta vjeneze “Neue Freie Presse”, e datës 30 nëntor 1912, bënte të ditur se president i Qeverisë provizore të Shqipërisë, Ismail Qemal Beu, i kishte nisur një depeshe Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze, në cilën mes të tjerash thuhej:

“Sot, në Vlorë u mblodh Kuvendi kombëtar, i cili përbëhet nga delegatë të krahinave shqiptare dhe pa dallime feje, tashmë ka shpaluar pavarësinë politike të Shqipërisë dhe ka zgjedhur qeverinë e përkohshme e cila është ngarkuar që të mbronte vullnetin dhe ekzistencën e shqiptarëve të kërcënuar për me zhdukje nga ushtria serbe dhe për të çliruar token amtare nga ushtritë e shteteve të Aleancës Ballkanike.

ismail qemali ne vlore-konica.al
ismail qemali ne vlore-konica.al

Duke ju bërë të njohur Ekselenca e Juaj, unë kam nderin që të kërkoj nga Qeveria dhe Madhëria e Juaj , që të njoh ndryshimin e jetës politike të kombit shqiptar.

Shqiptarët të cilët në këtë mënyrë kanë hyrë në familjen e Evropës, në të cilën e kanë për derë të jenë më të vjetrit në Ballkan, ndjekin vetëm këtë qëllim, që të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet e Ballkanit.

Dhe, që të bëhen një element i baraspeshës dhe janë të bindur për atë se Qeveria dhe Madhëria, ashtu si e gjithë bota e civilizuar do t’i përgatiste në pranim përfundimtar. Dhe, do të mbrohet kundër çdo sulmi ndaj ekzistencës nacionale dhe kundër ndarjes së territorit të tyre.”

Më tej, gazeta vjenezë, duke iu referuar njoftimeve nga Roma, ministrit të Jashtëm Italian San Xhuliani, i ishte dërguar një depeshe e tillë me tekst të njëjtë.