MENU
klinika

Nga The Economist

Një qeveri e përçarë në një vend të përçarë…

09.11.2018 - 09:26

Një recetë për qeverisjen e dobët dhe zhgënjimin me sistemin politik.

Rezultati i zgjedhjeve ishte ai që ishte parashikuar. Demokratët morën Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të Amerikës në 6 nëntor dhe Republikanët mbajtën Senatin.

Vendi tani ka një qeveri të ndarë. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve thellon ndryshimet strukturore në politikën amerikane dhe do ta bëjë vendin më të vështirë për tu qeverisur. Demokratët përfaqësojnë shumicën e votuesve të Amerikës, por republikanët dominojnë gjeografikisht.

Demokratët gëzojnë mbështetje më të madhe nga amerikanët, në qendrat urbane, por pati një rritje të mbështetjes nga periferia, ku revoltimi me Presidentin Donald Trump ishte i dukshëm. Ndërkohë, republikanët morën kontrollin në shtetet më pak të populluara dhe më rurale, duke mundur lehtësisht senatorët demokratë në Indiana, Missouri dhe Dakota e Veriut.

Kjo ndarje është një recetë për qeverisjen e dobët dhe, përfundimisht, zhgënjimin me vetë sistemin politik.

Kjo ndarje është e habitshme. Dhjetë vjet më parë kishte 17 shtete me një senator republikan dhe një demokrat. Prej janarit 2019 do të ketë vetëm shtatë. Vetëm gjashtë senatorë demokratë fituan zgjedhjet në vitin 2016.

Ky ekuilibër mund të jetë i qëndrueshëm, por është e dëmshme për vendin dhe për të dyja palët. Për republikanët, rreziku është afatgjatë. Për demokratët, sfida është e menjëhershme. Ata mund të hetojnë kundër një sistemi, por nuk mund ta ndryshojë atë sistem.

Cila është rruga për të dalë nga ky bllokim? Problemi kryesor tani janë demokratët. Për të mirën e tyre, ata duhet të gjejnë mënyra për të dalë nga kjo situatë.

Ata duhet të vëzhgojnë presidentin, të shohin me kujdes atë që po ndodh në agjencitë federale dhe të hetojnë abuzimet presidenciale të mundshme të pushtetit ose keqpërdorimin e postit për interesa personale.

Një përparësi tjetër e tyre duhet të jetë të tregojnë se ata kanë idetë dhe kapacitetet e nevojshme për të qeverisur.

Në këtë fazë, pse duhet që demokratët të bëjnë kompromis në emër të qeverisë më të mirë, kur kundërshtarët e tyre shpesh kanë refuzuar ta bëjnë këtë?

Për dy arsye. Së pari, mund të japë rezultate. Trump mund të preferojë të sundojë me urdhër ekzekutiv, ndërkohë që ankohet kundër opozitës.

Por ai gjithashtu mund të befasojë, duke u treguar më i gatshëm për t’u marrë me demokratët sesa presidentët e tjerë republikanë.

Së dyti, edhe nëse përpjekjet dështojnë, sjellja me përgjegjësi është në interesat afatgjata të demokratëve. Në përgjithësi, demokratët duan që qeveria federale të funksionojë mirë. Ata kanë më shumë për të humbur nga mosfunksionimi i qeverisë sesa republikanët.

The Economist