MENU
klinika

Kombëtarja

Një shqetësim tjetër për kuqezinjtë tanë

14.11.2018 - 18:20

Duket se nuk kanë të mbaruar problemet në ekipin tonë kombëtar. Në kuadër të sfidës me Skocinë, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje, skuadra jonë përfaqësuese është në kulmin e përgatitjeve. Ka rënë në sy përgatitja individuale e Eros Grezdës.

Por është një tjetër futbollist që ka kryer stërvitje individuale sot, Emanuele Ndoj, duke e detyruar edhe trajnerin italian që të bëj stërvitje me një grup të cungur. 21-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Breshias, ku edhe po kalon një formë mjaft të mirë, nuk dihet nëse do të jetë ose jo në sfidën ndaj Skocisë.

Megjithatë, pritet që nesër të shihet gjendja e tij dhe e Grezdës, duke qenë se të dy futbollistët janë duke u mbajtur nën kontroll nga stafi mjekësor i skuadrës kuqezi. Me mungesën e Bashës së skualifikuar, apo dyshimit nëse do të luajë Grezda ose jo, një shqetësim më vete bëhet edhe gjendja e Ndojit.

emanulele ndoj
emanulele ndoj

Ndërkohë, Alba Hoxha, portieri i tretë, ka lënë grumbullimin dhe në vend të tij është paraqitur Elhan Kastrati, që vjen nga Serie B e Italisë. Po ashtu, me grupin është grumbulluar edhe Egli Kaja, që zëvendëson Balliun, që nuk u la i lirë nga klubi francez i Metz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN