MENU
klinika

Familja Marubi

Njëqind vitet e Shqipërisë

17.11.2018 - 09:57

Dinastia Marubi, ashtu si e njohim ne nëpërmjët fotografive dhe arkivave të tyre në muzeun e Shkodrës zhvillohet në shekullin e XIX.

Përgjatë kësaj periudhe prej tre brezash zhvillohet një punë profesionale e gjatë nw artin pamor, e vëshirë po aq sa dhe e bukur, dhe vjen si shenjë historike që identifikon proceset sociale dhe zhvillimin e shqitarqëve përgjatë shumë ndryshimeve historike ku kanë jetuar. Po si nis kjo dinasti nga babai i saj Pjeter Marrubi?

Pietro (Pjetër) Marubi lindi në Piacenza më 1834. Pasi u arratis nga Italia, për arsye politike, në moshën 22 vjeçare mbërriti në Shkodër, Shqipëri, ku themeloi studion e parë fotografike në vend. Ai e quajti atë Dritëshkronja (shkrimtarja e dritës) dhe e hapi atë para shtëpisë së tij.

Klientët e Marubit nuk ishin vetëm udhëtarët perëndimorë, që dëshironin të kishin një foto kujtim të udhëtimit të tyre në një vend ekzotik, por veçanërisht shqiptarë, të të gjitha moshave dhe klasave shoqërore.

Përveç portreteve në studio, Marubi punoi për disa revista, duke përfshirë “The Illustrated London Neës” dhe “La Guerra d’Oriente”, duke udhëtuar edhe jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Mal të Zi.

Me vdekjen e tij në vitin 1903, ai la një arkiv prej mbi katër mijë negativësh. Veprimtaria e studios dhe mbiemri i tij u trashëguan nga biri birësues, Kel Kodheli, i cili vazhdoi punën e babait të tij për pesëdhjetë e pesë vjet, duke fotografuar udhëheqës politikë, shkrimtarë dhe artistë lokalë, por edhe duke dokumentuar ndryshimet shoqërore dhe kulturore në vend.

I fundit që çoi para aktivitetin familjar të studios fotografike ishte Gegë Marubi, i biri i Kelit, i cili kishte studiuar për kinema dhe fotografi në shkollën e vëllezërve Lumière në Paris.

Përgjatë një shekulli, tre gjeneratat e fotografëve Marubi kanë treguar historinë e Shqipërisë në celuloid. Arkivi i tyre, i vendosur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në Shkodër, është në qendër të ekspozitës Arkivi i Marubit.

Rituali fotografik, i kuruar nga Zef Paci është mirëpritur në Trienalen e Milanos nga 16 nëntori deri më 9 dhjetor 2018. Për ekspozitën, Zef Paci ka përzgjedhur rreth 170 fotografi.

(Marrë nga internazionale.it)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN