MENU
klinika

Falja për 27 prillin

‘Nuk ka hapësirë për amnistimin e dhunës së 27 prillit’

01.11.2018 - 11:08

Ministrja maqedonase e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka thënë se ideja që ka promovuar kryeministri Zoran Zaev për pajtim kombëtar, nuk duhet të kuptohet si amnisti.

Ajo deklaroi se nuk ka hapësirë për të folur për ndonjë amnisti për aktet e dhunës që ndodhën më 27 prill të vitit të kaluar.

“Ideja që ka promovuar kryeministri për pajtim, ai disa herë e ka sqaruar se pajtimi nuk do të thotë amnisti, nuk do të thotë papërgjegjësi për procedura të caktuara. Nuk ka hapësirë të flasim për ndonjë amnisti për aktet e dhunës që ndodhën në Kuvend më 27 prill”, tha mes tjerash Deskoska.

Deskoska tha se asnjë komision në Kuvend nuk ka të drejtë të vendosë për procedura gjyqësore. Deskoska tha se përfundimet e Komisionit për falje do të vendosen nga debati mes deputetëve. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit


“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri