MENU
klinika

Mënyrat për një mëngjes të mbarë

Nuk mund të nisni ditën pa një kafe?/ Provoni këto

20.04.2019 - 09:00

Për një pjesë të madhe njerëzish, kafeina është e domosdoshme në mëngjes për tu ndjerë i/e zgjuar.

Shkenca thotë se momenti më i mirë për ta pirë një kafe nuk është mëngjesi i hershëm, edhe pse pjesa dërrmuese e njerëzve nuk arrijnë të zgjohen pa pirë kafe. Por ka dy mënyra për ta rifilluar mëngjesin me këmbë të djathtë.

1. Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë

Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh. Plus, nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë.

uje i ngrohte me mjalte-konica.al
uje i ngrohte me mjalte-konica.al

Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji.

Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.

2. Uthulla e mollës

Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përzje një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa ujë.

Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose me shurup të pastër.

uthulla e molles-konica.al
uthulla e molles-konica.al

Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon shumë tretjen.

Këto dy lëngje natyrale në mëngjes janë një zgjedhje mjaft e mirë për t’u zgjuar vërtet pasi je çuar nga shtrati.

Nëse pi një nga këto lëngje çdo mëngjes, vlerat shëndetësore do të rriten me kalimin e kohës.