09.11.2018 - 11:28
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka njoftuar zëvendësimin e Loret Sadikut me Ergys Kaçen, sa i përket listës së futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria.
Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor, ora 20:45, në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League.
Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në datë 20 nëntor në “Elbasan Arena”, ora 20:00. FSHF nuk bën të ditur arsyen e mosardhjes së Loret Sadikut, ka të bëjë me refuzim apo me ndonjë dëmtim…
Kjo është lista e freskuar kombëtares A: