MENU
klinika

Nga The Economist

Obama po rikthehet…

21.11.2018 - 16:32

Çfarë do bëjë Barak Obama për të ardhmen? Ish-presidenti është vetëm 57 vjeç dhe padyshim që kërkon një jetë aktive. Ai pa dyshim mbetet një ndikim i madh tek votuesit rinorë. Kjo u theksua edhe një herë në Çikago më 19 nëntor.

Obama është një udhëheqës i rrallë në partinë e tij. Ai ka patur  sukses edhe në zonat rurale në Midwest, zonat ku demokratët kanë hasur vështirësi gjatë viteve të fundit.

Detyra e madhe për demokratët në 18 muajt e ardhshëm është që të zgjedhë një kandidat presidencial që të konkurrojë përballë Presidentit Donald Trump. A do t’i ndihmojë Obama demokratët për këtë, apo do të zhduket?

Dy vitet e fundit ai ka munguar në skenën politike amerikane, pavarësisht armiqësisë së dukshme midis tij dhe Trump. Por gjatë dy muajve të fundit, Obama ndryshoi taktika. Ai bëri fushatë për demokratët para zgjedhjeve afatmesme, foli në disa mitingje dhe sulmoi Trumpin.

Fondacioni i Obamës ka filluar të rritet. Ngjarja vjetore në Çikago ishte e dyta deri më tani. Qëllimi i tij është të krijojë një mekanizëm për rritjen e fondeve, pak a shumë si fondaconi i Klintonit, të promovojë të drejtat e njeriut, shëndetin publik etj.

Përparime po bëhen edhe në Qendrën Presidenciale të Obamës, e cila do të përmbajë bibliotekën e tij zyrtare, arkivat dhe muzeun. Një model virtual tregon se do të jetë një ndërtim i mrekullueshëm në jugun e Çikagos. E gjitha mund të mbarojë në vitin 2022.

 Barrierat më të mëdha për përparim janë gjithmonë ato shoqërore, thotë ai. Sipas tij, njerëzit janë të hutuar, të verbër, të mbytur nga urrejtja, zemërimi, racizmi. Ai nuk duket si një njeri që dëshiron vëmendje. Ai duket se dëshiron të promovojë diçka tjetër. Obama u shpreh “Një pjesë e punës time tani, është që të fshij xhamin në mënyrë që njerëzit të shohin më qartë”.

The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Obama u kthye!

Përplasja që të gjithë po prisnin

Obama i zhgënjyer nga Trump…