Menu

Raporti

Objekti misterioz, shkencëtarët: Mund të jetë sondë aliene

08.11.2018

Një objekt misterioz në formë cigareje i zbuluar në sistemin diellor vitin e kaluar mund të jetë sondë aliene e dërguar për të hetuar në Tokë. Kjo është teza sugjestive e avancuar nga astronomët e Universitetit të Harvardit, të cilët kanë përqendruar vëmendjen në disa karakteristika që do të shpjegonin “një origjinë artificiale”. Një sondë që përshkon hapësirën.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

I zbuluar në tetor të 2017-ës nga teleskopi Hawaii është ripagëzuar “Oumuamua” që në gjuhën hawaiane do të thotë “lajmëtar që vjen nga një e shkuar e largët”. Fillimisht u përcaktua si kometë e më pas një asteroid, dhe në fund u tha se mund të ishte një lloj i ri i “objekteve ndëryjorë”.

Në një studim të kërkuesve të Qendrës Smithsoniane për Astrofizikën në Harvard thuhet se objekti që udhëton me shpejtësi 315.431,424 km/h, mund të ketë “një origjinë artificiale”.

“Oumuamua mund të jetë një sondë e dërguar qëllimisht në afërsi të Tokës nga një qytetërim alien”, thotë raporti, i cituar nga CNN.