MENU
klinika

70 mln euro për 14 km rrugë

Orikum-Dukat, koncesioni i radhës, shpallet fituesi

12.11.2018 - 21:14

Ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin edhe për rrugën e katërt të madhe që do të ndërtohet me koncesion: aksin nga Orikumi në Dukat.

Ashtu si në tre rrugët e mëparshme, edhe për këtë vepër, tenderi është fituar nga ofertuesi i pakërkuar i koncesionit, kompania Gjikuria për një vlerë prej 50.5 milionë euro.

Por kjo vlerë përfshin vetëm koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës.

Veç saj qeveria do t’i paguajë koncesionarit privat edhe interesat për 13 vjet, që në total sipas listës së paraqitur në projektbuxhetin e vitit 2019, e çojnë faturën e Orikum-Dukat në 9.3 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro.

orikum dukat-rruge me koncesion-konica.al
orikum dukat-rruge me koncesion-konica.al

Rruga ka një gjatësi prej 14.7 kilometrash. Sipas projektit, koncesionari privat do ta ndërtojë me paratë e veta dhe do ta mirëmbajë atë për një periudhë 13 vjeçare.

Në këmbim, qeveria do t’i paguajë nga buxheti një shumë totale rreth 70 milionë euro me këste për 13 vjet duke përfshirë dhe interesat.

Orikum-Dukat është vepra e katërt e paketës 1 miliardë euro, pas Rrugës së Arbrit, aksit Thumanë-Kashar dhe atij Milot-Balldren.

Projekti fillestar parashikonte që rruga të ndërtohej nga Orikumi në Himarë, duke përfshirë ndërtimin e një tuneli që do të anashkalonte Qafën e Llogarasë.
Por më vonë, projekti u copëtua në dy faza.

Qeveria vendosi të pranojë ofertën e pakërkuar të kompanisë Gjikuria për ndërtimin e segmentit nga Orikumi në Dukat, ndërkohë që pjesa e mbetur, ajo më e vështira nga Dukati në Himarë u shty për më vonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


20 mld më shumë se projekti fillestar

Koncesioni Tiranë-Durrës, i planifikuar vite më parë

S’ka më projekte të reja

PPP-të marrin fund me rrugën Orikum-Dukat


"The Economist"/ Putin bombardon infrastrukturën e energjisë

Si përballen ukrainasit pa energji elektrike

Emigracionit ka shtuar më shumë problemin

A po vjen recesioni i “kravatave të bardha”?

"Çmimi i naftës duhet të ishte nën 200 lekë"

Konfindurstria kritikon Bordin e Transparencës

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar

Vështirësitë me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë në Gjermani