MENU
klinika

Shkrimtari Brilant

Oskar Uajlld – Nuk ka art ku nuk ka stil

30.11.2018 - 12:05

Oskar Uajlld (Oscar Wilde) lindi më 16 tetor 1854 në Dublin dhe vdiq më 30 nëntor 1990 në Paris. Shkrimtari i famshëm irlandez njihet si poet, dramaturg, prozator, eseist dhe mjeshtër i humorit dhe mbetet një nga mendjet më brilante të shekullit XIX.

Ka shkruar një seri veprash, ndër më të famshmit romanin “Portreti i Dorian Greit”, poemat “Ravena”, “Sfinksi”, “Dukesha e Padovës”, “Salome” apo poema të ndryshme. Autori mbahet mend gjithashtu edhe si afarist i madh.

“Portreti i Dorian Greit” dhe “Rëndësia e të quajturit Ernesto” janë ndër librat më të lexuar dhe të më të dashur nga lexuesit e pasionuar.

Po ashtu, të famshme mbeten edhe përrallat e Uajldit, shprehje të vërteta të procesit të tij krijues. Ato janë më shumë se përralla të thjeshta, si shumica dërrmuese e autorëve të tjerë.

U botuan për herë të parë në vitin 1888 me serinë e parë Princi i lumtur dhe përralla të tjera, të cilat shënuan edhe periudhën krijuese klasike të Uajldit.

Ndonëse mbështeten në traditën krijuese të paraardhësve të autorit, ato kanë origjinalitetin e tyre sepse arrijnë të kumtojnë ngjarje të mëdha me një frymë krejt ndryshe në sendërgjimin e përrallës.

Ato pasqyrojnë problemet madhore të shoqërisë viktoriane, përshkruajnë dallimet klasore, arrijnë të ngërthejnë kanunin etik biblik me vlerat e jetës njerëzore.

Përrallat e Uajldit i kanë kapërcyer caqet e kohës: janë bërë të pavdekshme, sepse problematika e tyre është e përditësuar edhe në ditët tona.

I kushtonte shumë rëndësi artit, duke i shprehur idetë nëpërmjet dialogëve të ndryshëm, eseve, të cilat përmbanin pikëpamje mbi dekadencën, bukurinë etj., që mishërohen edhe në të vetmen novelë të tij “Portreti i Dorian Grejit”, botuar në vitin 1890.

Sot kujtojmë përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit, me disa nga aforzimat e tij të famshme, i cili shquhet për mprehtësi dhe e joshin së tepërmi lexuesin.

“Një poet mund të durojë çdo gjë, por jo një gabim shtypi”.

“Kur isha i ri mendoja se paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet”.

“Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë”.

“Është shumë më mirë të jesh i bukur se sa i mirë. Por është më mirë të jesh i mirë, se sa i shëmtuar”.

“Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar”.

“Dallimi mes letërsisë dhe gazetarisë është se gazetaria është e palexueshme dhe letërsia nuk lexohet”.

“Kujdes nga një grua që ju tregon moshën e saj të vërtetë. Një grua që ju thotë këtë, ju tregon gjithçka”.

“Ka njerëz që dinë gjithçka dhe për fat të keq kjo është e gjitha që ata dinë”.

“Me një fustan mbrëmje dhe një kollaretë bardhë, kushdo, madje edhe një agjent burse mund të besojë se është person civil”.

“Mbajeni dashurinë në zemër. Një jetë pa dashuri është si një kopsht pa diell, ku lulet janë të thara. Ndërgjegjja e të dashuruarit dhe të qenit i dashuruar të jep një ngrohtësi dhe pasuri të atillë në jetë që asgjë tjetër nuk mund ta sjellë”.

“Më jepni një maskë dhe unë do t’ju them të vërtetën”. “Gjithmonë duhet të keni diçka sensacionale për të lexuar në tren”.

“Ka vetëm një gjë të tmerrshme në botë, mëkati i pafalshëm: mërzitja”. “Kush ndjen keqardhje për humbjen e zakoneve më të këqija, ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër. Në fakt, ato janë një pjesë e rëndësishme e personalitetit tonë”.

“Më pëlqen të flas për asgjënë. Është e vetmja temë që unë di çdo gjë”. “Fëmijët fillojnë t’i duan prindërit e tyre, më pas i gjykojnë. Rrallë, për të mos thënë kurrë, i falin ata”.

“Shteti duhet të bëjë gjëra të dobishme, individi gjëra të bukura”. “Është e lehtë t’i ndryshosh të tjerët. E vështirë është të ndryshosh veten”. “Gjërat e mira në jetë ose janë të paligjshme, ose të pamoralshme, ose të majmin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN