MENU
klinika

Xhensila Myrtezai

“Pa ty s’jam asgjë!”, urimi për ditëlindjen e Bes Kallakut

20.11.2018 - 18:52

Bes Kallaku, aktori i humorit, ka festuar 33-vjetorin e tij të lindjes dhe përveç qindra mesazheve të marra në rrjetet sociale, ka rënë në sy urimi i veçantë i bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezai.

Këngëtarja i ka dedikuar një status shumë emocionues në Instagram, ndërsa shprehet se pa të nuk është asgjë. Xhensila ka edhe një kërkesë për aktorin, që të gjejë më shumë kohë për të dhe vajzën e tyre Ajka.

Çfarë jam pa ty? Asgjë. Në të mirë dhe në të keq, ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në çdo hap të jetës time, dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për ne. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje. Ky 33 vjetor të gjeti më të plotësuar se kurrë më parë, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bëj jetën tënde sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç t’i gëzon ditët tona. Të lutem qëndro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kaloj dhe pak kohë, do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë”, shkruan Xhensila.